Kryefaqja

Në portofolin e vet me barna që jepen pa recetë Sh.A. Alkaloidi tashmë ka shtuar një bar të ri. Është kjo linja e preparateve për trajtimin e dhimbjeve me prejardhje të ndryshme, linja që është emëruar BlokMAKS .

Ajo përmban 3 preparate: tableta kundër dhimbjeve BlokMAKS 200 mg, tableta BlokMAKs forte 400 mg kundër dhimbjeve më të forta dhe suspensioni peroral për uljen e temperaturës së lartë, BlokMAKS për fëmijë- me shije të këndshme dhe aromë kajsie.

Në fakt BlokMAKSI s`është gjë tjetër pos ibuprofen, bar antiinflamator josteroidik i cili veçohet nga të tjerët me sigurinë dhe efikasitetin e vet.

I sintetizuar për herë të parë në vitin 1967, si produkt që merret pa recetë u hodh në treg në vitin 1983, në Britaninë e Madhe. Gjithë këto vite ibuprofeni është sinonim i sigurisë dhe efikasitetit në trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës së lartë të trupit.


Pse të merrni BlokMAKSIN?

Ngaqë është zgjedhja më e mirë për trajtimin e llojeve të ndryshme të dhimbjes, përfshirë:

dhimbjen e kokës

dhimbjen e shpinës

dhimbjen muskulore

dhimbjet reumatike

dhimbjen e dhëmbit

Pse të merrni BlokMAKS për fëmijë?

Ngaqë ai e ul temperaturën e lartë në mënyrë të sigurt dhe të efektshme.